Sadiku lufton sot për finale në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Boksi

Sadiku lufton sot për finale në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Më: 18 maj 2022 Në ora: 10:31
Donjeta Sadiku

Boksierja nga Kosova Donjeta Sadiku sonte me fillim nga ora 18:00 do t’i rikthehet ringut, ku bokson me synimin e vetëm për të arritur në finale të Kampionatit Botëror të boksit për femra “Stamboll 2022”.

Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku në gjysmëfinale të këtij Botërori do të përballet me boksieren amerikane, Shakiyla Rashida Ellis.

Shakiyla Rashida Ellis fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në vitin 2019.

Deri tani, Donjeta veçse e ka siguruar medaljen e bronztë në këtë Botëror, ku ka fituar tre meçet e kaluara duke mposhtur bindshëm 5:0 kundërshtaret boksiere nga Japonia, Kongo dhe Tajpei.

Sadiku ka treguar formën e saj të mirë dhe se është e gatshme që t’i sjellë Kosovës edhe medaljen e artë nga kjo garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat