Faton Xhakli futet në histori si selektor i Kosovës

Boksi

Faton Xhakli futet në histori si selektor i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2022 Në ora: 13:21
Mariola, Donjeta dhe Fatoni

Faton Xhakli futet në histori si selektor i boksit të Kosovës. 

Xhakli bëhet selektori i parë në boks që me garuesen e saj Donjeta Sadiku, siguroi medalje e bronztë në Kampionatin Botëror për seniore.

Puna dhe qetësia e tij, së bashku me trajneren Mariola Salluka, janë arma më e fortë e suksesit të Donjetës.

Xhakli asnjëherë nuk ishte euforik, i matur në deklarata dhe analizonte fije e për pe rivalet!

Strategjia e tij së bashku me Mariolën dhanë frytet dhe e ngritën boksin në një nivel tjetër dhe pas më shumë se tre dekada e rikthyen krenarinë e këtij sporti!

Boksi i Kosovës, pas xhudos dhe karatesë, tani ka medalje botërore për seniore duke iu falënderuar Donjeta Sadikut, e cila përveç që tregoi teknik edhe guxim në ring.

Ajo sonte në Stamboll kërkon finalen e madhe në orën 18.00, e cila përballet me amerikanen Shakiyla Rashida Ellis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat