Klitschko: Përjashtoni Rusinë nga Lojërat Olimpike

Boksi

Klitschko: Përjashtoni Rusinë nga Lojërat Olimpike

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:37
Klitschko: Përjashtoni Rusinë nga Lojërat Olimpike

Ish-boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, ish-kampion bote në peshën e rëndë, i ka bërë një apel Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe presidentit të saj Thomas Bach, për të përjashtuar Rusinë nga Lojërat Olimpike si shkaktare e luftës në Ukrainë.

“IOC duhet të dënojë ekipin olimpik rus. Tashmë po bëhen 3 muaj luftë, e cila vijon pa pushim. ata nuk mund të garojnë në Olimpiadën e ardhshme. Lojërat Olimpike nuk mund të mirëpresin një ekip që përfaqëson një shtet që ka nisur një luftë”, tha Klitschko.

Ai është vëllai i boksierit Vitaly Klitschko, kryetari i Bashkisë së Kievit, të dy në luftë prej 3 muajsh.

“Sulmet e ushtrisë ruse flasin më shumë se fjalët. Duhet izolim ndaj Rusisë, vetëm izolim, pasi ajo është e dhimbshme”, u shpreh Wladimir Klitschko.

“Do të jetë e dhimbshme për sportistët dhe ekonominë ruse nëse izolohet. Kjo do të jetë për këdo që do të përfshihet me Rusinë”, tha Klitschko në një intervistë për mediat britanike. Ai është fitues i medaljes së artë në “Atlanta 1996” në peshën super të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat