Xhakli: Shpresoj që nga kjo medalje do të ndryshojnë gjërat për Donjetën 

Boksi

Xhakli: Shpresoj që nga kjo medalje do të ndryshojnë gjërat për Donjetën 

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:30
Xhakli: Shpresoj që nga kjo medalje do të ndryshojnë gjërat për Donjetën 

Selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat), Faton Xhakli, tha se  Donjeta Sadiku dha maksimumin në ring kundër amerikanes, por sipas tij, i ka munguar sparingu para kësaj ngjarje të madhe dhe nuk ia doli të kualifikohet në finale të Kampionatit Botëror.

Xhaku është jashtëzakonisht i kënaqur që Donjeta fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -60 kg. 

Është suksesi më i madh i boksit në histori të shtetit të Kosovës. 

“I mungoj sparingu dhe kjo vetëm kur del jashtë shtetit bën boks. 

Donjetës i duhet kampi si gjithë boksierët e botës, i duhet një përkrahje e madhe nga të gjithë ne.

Donjeta është boksiere 22  vjeçe, e ka karrierën përpara. 

Tash kemi Lojërat Mesdhetare në Algjeri, si do shkojmë, do shkojmë deri në ring pa një përgatitje speciale, pa një kamp. 

Çka do të bëjmë? Do të fitojmë dy ose tri luftëra dhe do të harxhohem. 

Pikë së pari nuk jemi të adaptuar me klimën, me ushqimin, njëjtë si këtu do të ndodh, por shpresoj që nga kjo medalje do të ndryshojnë gjërat për Donjetën”, thotë Xhakli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat