Këta janë boksierët e Kosovës, që na i sollën medaljet e para nga Kampionati Botëror

Boksi

Këta janë boksierët e Kosovës, që na i sollën medaljet e para nga Kampionati Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:42
Mehmet Bogujevci e Sami Buzolli

Kosova ka fituar medaljen e parë të bronztë në Kampionatin Botëror. 

Është boksierja Donjeta Sadiku (- 60 kg), e cila me 16 maj përkatësisht të hënën që e lamë pas, i solli medaljen e parë Kosovës në boks.

Suksesi më i madh për boksin e Kosovës, që nga  pavarësimi i sportit nga ai ish jugosllav përkatësisht në verën e vitit 1991.

Cilët janë boksierët e parë të Kosovës, që i sollën medaljet e para? Është Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978! 

Pas tij është Sami Buzolli në kategorinë bantam, i cili fitoi medalje të bronztë në vitin 1982. 

Është fjala për boksierët e asaj kohe, që boksuan në klubin me të suksesshëm në shqiptari, Prishtina, por që garuan në fanellën e ish Jugosllavisë. 
Sami Buzolli është edhe dy herë nënkampion evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat