Shtangu botën, vasha e Kosovës vjen në Prishtinë

Boksi

Shtangu botën, vasha e Kosovës vjen në Prishtinë

Nga: K.G. Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:22
Shtangu botën, vasha e Kosovës vjen në Prishtinë

Vashat e Kosovës, që shtangu botën, boksierja Donjeta Sadiku (-60 kg), nesër vjen në Prishtinë!

Krenaria e Kosovës, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Stamboll.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmon kohën e ardhjes së saj.   

 “Donjeta Sadiku ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë. 

Me këtë rast ju informoj se Donjeta Sadiku do të aterojë në aeroportin e Prishtinës, nesër me 21 maj në orën 23.55, Federata e Boksit e Kosovës  ju ftojnë që të jeni pjesë e kësaj pritje me këtë rast. 

Po ashtu, ju informojmë se me datën 22 maj, në finalen e turneut ndërkombëtar  "Lah Nimani" e cila organizohet nga FBOXK, do të bëhet pritja dhe përurimi i saj, në Palestrën e Sportit "1 Tetori" në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Të pranishëm në këtë Event do të jenë edhe përfaqësuesit e MKRS si dhe KOK”, njofton Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat