Vajza që e ktheu në “jetë” boksin e Kosovës

Boksi

Vajza që e ktheu në “jetë” boksin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2022 Në ora: 20:17
Vajza që e ktheu në “jetë” boksin e Kosovës

Boksi thuajse ishte i vdekur në vitet e fundit. E kishte humbur reputacionin, pak flitej për të në Kosovë. Edhe ata që flisnin e debatonin për boksin, ishin të paktë. 

Shpesh herë diskutimet e pakta ishin me përplot zhgënjim, duke pa boksin në humnerë, pa shkëlqim e me një mori probleme e përçarje!

Pak kush besonte se boksi do të kthehet në “jetë” duke i parë zhvillimet nëpër klube dhe dështimet e njëpasnjëshme në Kampionatin Evropian e Botëror! 

Del në skenë boksierja Donjeta Sadiku, që shumëkush i kishte çuar duart nga kjo boksiere, duke thënë se karriera e saj ka perënduar, një karrierë e dështuar pas disa rezultateve të dobëta.

Këto parashikime nuk dolën të sakta, fatmirësisht dolën ndryshe. 

Donjeta këndellet, kthehet në formë jetësore dhe fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, duke heshtur të gjithë kritikët e pesimistët! 

Në anën tjetër, medalja e bronztë i jep shkëlqim boksit të Kosovës. Medalja e Donjetës e ktheu në “jetë” boksin e Kosovës pothuajse ishte i vdekur klinikisht!

Kjo vajzë bëri krenar të gjithë, duke motivuar edhe më shumë të rinjtë e të rejat që të merren me sportin e shkathtësive bujare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat