Bokserja Donjeta Sadiku shpërblehet nga shteti

Boksi

Bokserja Donjeta Sadiku shpërblehet nga shteti

Më: 23 maj 2022 Në ora: 06:14
Donjeta Sadiku

Sot në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku do të organizohet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.  

Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës.

Ministri Çeku dhe të pranishmit do të mbajnë edhe konferencë për media.

Boksierja Sadiku, ia ka siguruar Kosovës medaljen e bronztë pasi e ka mposhtur Wu Shih nga Taipei, në çerekfinalen e kategorisë 60 kilogramë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat