Deklarata e Vitali Klitschkos për Kosovën kundër Serbisë, tërbon mediumin serb 

Boksi

Deklarata e Vitali Klitschkos për Kosovën kundër Serbisë, tërbon mediumin serb 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:10
Deklarata e Vitali Klitschkos për Kosovën, tërbon mediumin serb 

Mediumi serb “Kurir”, i njohur për propagandë të fëlliqur dhe sipas porosisë së Beogradit, kësaj radhe tërbohet me deklarata e ish boksierit të mirënjohur Vitali Klitschko, kryetar i kryeqytetit ukrainas Kiev.

“Ish boksieri i njohur ukrainas dhe kryebashkiaku aktual i Kievit, Vitali Klitschko, ka sulmuar brutalisht Serbinë.

Gjatë bisedës për portalin e shqiptarëve nga Zvicra “Le Canton 27”, Klitschko ka falënderuar shqiptarët dhe shtetin e rremë të Kosovës për mbështetjen ushtarake dhe solidaritetin me popullin ukrainas”, shkarravit mediumi serb.

Ish-boksieri tha se “ukrainasit po luftojnë kundër okupatorit rus, siç luftonin shqiptarët kundër okupatorit serb”.

“Më vjen shumë mirë që kam takuar për herë të parë një gazetar shqiptar, që është një mundësi e mirë për të përcjellë një mesazh për ju, populli shqiptar në Ballkan.

Kemi dëgjuar dhe lexuar që ju jeni shqiptarë, si ne ukrainasit, popull të paqes, liridashës.

Sot ne po luftojmë kundër regjimit rus që po përpiqet të pushtojë Ukrainën, si ju që dikur ishit të pushtuar nga Serbia", tha Klitschko për gazetën zvicerane,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat