Arbër Bellegu fiton titullin WBC Silver

Boksi

Arbër Bellegu fiton titullin WBC Silver

Më: 31 maj 2022 Në ora: 13:07
Arbër Bellegu fiton titullin WBC Silver

Djaloshi pejan qe jeton dhe vepron ne Gjermani, dal ngadalë po ngritet ne rang listat boterore duke qen për momentin i 73-ti ne bote, ndërkohe qe ai ka arrit qe te fitoj titullin per te ri World Boxing Council Youth Silver Cruiser Title.

Ai deri tek ky sukses arriti pasi mposhti me ndërprerje Robin Hardeick ne ndeshje te zhvilluar ne Gjermani.

Bellegu synon qe vitin tjetër te zhvilloj edhe nje ndeshje te madhe ku beson serish ne suksese.

Kush ishte kundërshtari dhe sa e pate te vështire ta mposhtesh?

Sepse ka qenë titull për WBC dhe është dashur patjetër te fitoj! Kundërshtari ka qen Robin Hardëick i cili ka qen i renditur 86 i botes në cruiser me rekord 6-1 dhe 1.94 i gjatë dhe boksier me distance shumë të mirë dhe me kondicion te mjaftueshëm. Unë jam përgatit maksimalisht për këtë duel dhe kjo u pa nga ajo qe tregova ne ring. Ky titull i WBC është për mu një ëndërr e vogël! Ky titull u mbajt prej Kevin Lerenes dhe Jack Marrey dy janë Top 30 botws! Aty synoj edhe un!

Si e priti populli fitoren e këtij titulli?

Publiku e priti shume mire ketë ndeshje dhe unë i shpërbleva ata me një KO! Dhe fansat e mi shumë janë kënaqur dhe Kjo ka qenë motivim edhe ma shumë për mu me qu poshtë kundërshtarin!

Çka domethënë te fitosh një titull te tille ne moshën tende?

Ky ka qenl titulli ma i rëndësishëm deri tani pas WBL, WBF dhe EBL. Kështu qe jam i kënaqur qe arrita te jem Silver Champion i botes për të rinj

Çka pas kësaj ndeshje?

Mendoj pak te bej pushim, kurse me pas me presin 2 ndeshje shume te mëdha, ndërkohe qe dua edhe nje ndeshje me top 80 te botes. Ne vitin tjetër planifikoj edhe një përballje ne WBC!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat