Rinor Gashi një boksier i ri në artin marcial MMA, që synon të arrijë majat e fitores me zemër shqiptari

Boksi

Rinor Gashi një boksier i ri në artin marcial MMA, që synon të arrijë majat e fitores me zemër shqiptari

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 24 qershor 2022 Në ora: 10:51
Rinor Gashi

Rinor Gashi i lindur në Resonheim të Gjermanisë, me prejardhje nga Gremniku i Klinës së Kosovës. Pas përfundimit të shkollës, si shumë të rinj, me pasione të ndryshme, ashtu dhe Rinori kishte pasion të zgjedhur, që dhe ishte mëshiruar me sportin luftarak, konkretisht me artin marcial – të përzier, një lloj i boksit të ri, që vije me teknika të ndryshme, për dallim nga ai i boksit të rregullt. Një sport luftarak, art i saj që nuk përfill rregull të specifikuara, goditje me duar dhe këmbë. Pra ky lloj sporti quhet Mixed Martial Artsn (MMA).

Për këtë dhe kam zgjedhur si disiplinë këtë lloj sporti që mundem dhe shkon për dëshirën time. Por, ajo që më inkurajon të jem i përkushtuar dhe i përgjegjshëm është përkrahja që kam nga adhuruesit e mi, po mbi të gjitha ndaj përkrahësve të mi shqiptarë. Në kohën sa jam duke luftuar në ring, me shpirt adhuruesit e mi japin tërë energjinë nga vetja, që shpesh energjia e tyre më jap fuqi dhe, kjo fuqi më ka sjell më shumë fitore, po mbi të gjitha edhe të ndihem krenar pse jam shqiptar, thotë Gashi.

Me këtë art të boksi të ri MMA, Rinori kishte filluar të merrej që nga mosha 17 vjeçare, e që nga atëherë kishte 5 meqe, ndeshje ballpërballë dyluftimesh, prej tyre 4 meqe me fitore dhe atë në rundin e parë.

Për këto ndeshje dhe fitore merita kanë edhe trejnerat që më ushtrojnë, ku unë kam 3 trajner, të cilët janë të specializuar në disiplina të caktuara siç janë: Boksi, Mundja dhe Jil-Jitsu. Njëri prej këtyre trajnerve është edhe Refik Salihu, njëri nga trajnerët kryesor, që është shumë i përkushtuar, unë të jem në formë dhe të kem suksese deri në fitore. Për këtë dhe e falënderoj, jo vetëm që është shqiptar nga Gjilani i Kosovës, por që nga vetja jep shumë për të më ngritur si një boksier të mirë të kësaj disipline MMA.

Rinor Gashi, ndër të tjera na thotë: “Kjo disiplinë e sportit do angazhim dhe disiplinë të rreptë, ku ushtrime të rregullta kam 5-6 herë në javë, nganjëherë ndodh të ushtroj dy herë në ditë. E dua Sportin, sidomos këtë disiplinë të sportit, realisht t’u them të drejtën ka edhe momente kur nuk jam aq i motivuar, në vullnet të mirë, por që kam disiplinë shumë të rregullt dhe kësaj i përmbahem stërkit!”

Si e ndjeni veten kur jeni në ring, sidomos kur dëgjoni emrin tuaj në publik, në shenj përkrahje, shpesh dhe të shoqëruar me këngën shqipe dhe flamurin kombëtar, me shqiponjën kuq e zi?

Realisht është një emocion i papërshkruar, një energji që marrë nga ta dhe i jap fuqi lojës sime, kjo një boksieri e bënë më të sigurt dhe të fuqishëm. Futja në ring ka edhe emocione tjera, nga që mund të ndodh ajo që nuk dëshiron, humbja. Por, edhe kjo është pjesë e lojës, që duhet ta marrësh si normale.

Ju në meqin e fundit kishit për kundërshtar një Rusë, mundni të na thoni, për përcjellësit tuaj, si kaloj ky meq?

Në ndeshje boksi dhe në ring hy për të fituar dhe me këtë motiv shkoj, kështu në ndeshjen e fundit me Rusin isha i sigurt që do të fitoja, ngaqë isha përgatitur dhe isha në formë, kështu që në rundin e parë përfundoj me nokaut (TKO). Kjo fitore është njëra ndër fitoret më një rëndësi të veçantë, e cila m’i hap shumë dyer në boksin luftarake MMA‘s, që synimet e mija janë të mëdha, që të futem në UFC si kampion dhe profi i ndeshjeve që janë Inferno, NFC etj.

Për fund ç’porosi ke për adhuruesit tuaj?

Së pari më lejo që t’ju përshëndes juve dhe gazetën tuaj Ura e Bashkuar (uraebashkuar.com), që zhvilluat këtë intervistë me mua, po ashtu për të gjithë adhuruesit e mi, kudo që janë, kam përshëndetje të përzemërta dhe i dua shumë, sepse ata më japin fuqi, kurajo për të qenë ky që jam sot dhe për të vazhduar tutje synimet e mia i sigurt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat