Joshua krahason duelin ndaj Usyk me një ndjekje të një mize

Boksi

Joshua krahason duelin ndaj Usyk me një ndjekje të një mize

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:45
Anthony Joshua dhe Usyk

Anthony Joshua ka thënë se dueli i tij ndaj Usyk do të jetë sikur ndjekja për ta kapur një mizë.

Këtë krahasim e ka bërë për shkak se Joshua është ‘i madhi’ kurse ukrainasi është një boksier që bën shumë lëvizje nëpër ring.

“Varet se çfarë sjell Usyk. Është sikur të tentosh të kapësh një mizë. Sepse unë jam i madhi dhe unë duhet të futem aty dhe është sikur të tentoj të kap një mizë”, ka thënë Joshua.

“Është e vështirë të kapësh një mizë, sepse ajo lëviz shumë. Unë s’mund të luftoj sikur Mike Tyson – duhet të jem vetvetja”, ka shtuar tutje britaniku.

Joshua humbi titujt e tij të kampionit pikërisht në duelin ndaj Oleksandr Usyk, gjatë shtatorit të kaluar.

Revanshi mes tyre do të jetë më 20 gusht, në Jeddah të Arabisë Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat