Treshja e famshme e KOK-ut, ka dy fjalë për Latif Demollin dhe federatën 

Boksi

Treshja e famshme e KOK-ut, ka dy fjalë për Latif Demollin dhe federatën 

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:32
Maxhuni, Kelmendi, Demolli dhe Nuha

Milaim Kelmendi, Gazmend Maxhuni dhe Avni Nuha, njihen si treshja e famshme e Komitetit Olimpik të Kosovës, që e rrëzuan Besim Hasani nga KOK-u, ndërsa tani janë “të paprekshëm” sa herë që mbahet mbledhja e KE të KOK-ut, të cilët përgëzuan Latif Demollin dhe Federatën e Boksit të Kosovës, për suksesin e madh në Lojërat Mesdhetare. 

“Demolli dhe boksi, së bashku me federatën e boksit, shënuan sukses dhe e urojmë për medaljen e bronztë që e fitoi boksieri Shpëtim Bajoku”, thonë treshja e famshme Kelmendi, Nuha e Maxhuni.

Demolli ka ditë që është në lidhje miqësore me këtë treshe dhe bëjnë plane për të ardhmen.

Demolli ndihet i nderuar për përgëzimin dhe zotohet se do të punojë edhe më shumë si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat