Arrihet marrëveshja

Boksi

Arrihet marrëveshja

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:00
Arrihet marrëveshja

Pas shumë muajsh, ku nuk kanë munguar debatet, duke se Dana White dhe Nate Diaz kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Mediat amerikane raportojnë se luftëtari amerikan do të përballet në shtator ndaj suedezit Khamzat Chimaev.

Kjo sfidë do të zhvillohet në eventin UFC-279, më 10 shtator në Las Vegas. Sipas UFC-së, pritet të jetë përballja kryesore e atij eventi edhe pse nuk do të jetë e vlefshme për titullin kampion bote.

Diaz, 20 fitore e 13 humbje në kafaz, do të përballet me CHimaev, 11 fitore e asnjë humbje, që konsiderohet një yll në ngjitje në sportin e arteve marciale mikse. “Ne e kemi kërkuar këtë sfitë që në muajin prill”, tha menaxheri i Nate Diaz.

Kjo pritet të jetë sfida e fundit e amerikanit në kafaz, duke mbyllur kështu kontratën me UFC-në. Duke folur për këtë sfidë, Chimaev tha: “Me sa duket unë do të jem sportisti që do t’i bëjë funeralin në këtë sport Diaz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat