White: Atë sfidë nuk e organizoj

Boksi

White: Atë sfidë nuk e organizoj

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 12:03
White: Atë sfidë nuk e organizoj

Presidenti i UFC-së, Dana White nuk është dakord për organizimin e një ndeshje boksi mes boksierit britanik Tyson Fury dhe kamerunasit Francis Ngannou. Ky i fundit është kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse.

Fury, pas fitores së tij të fundit ndaj Dillian Whyte në “Wembley” qëndroi krah për krah me kampionin e peshave të rënda të UFC, Ngannou. Ata iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me sfidën e mundshme dhe u shprehën se duan që ajo të zhvillohet.

Megjithatë, numri 1 i arteve marciale mikse nuk pajtohet me këtë ide. “Kjo sfidë nuk është e realizueshme. Dua të them, se Fury është boksieri më i mire, një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Shihni ata që ai ka mundur në ring dhe sa lehtë po i mund ata”, tha White.

“Ngannou nuk ka përvojë në ring. Nuk e di, të shohim se si do të shkojë e gjithë kjo gjë, por nuk më pëlqejnë luftimet e kryqëzimit mes një sportisti të boksit dhe një të MMA-së. Ata janë budallenj, duke harxhuar kohë e energji. Është marrëzi, por e kuptoj se ata e bëjnë për famë dhe parà”, tha Danë White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat