Ish-kampioni i botës del hapur: Dua peshqit e mëdhenj

Boksi

Ish-kampioni i botës del hapur: Dua peshqit e mëdhenj

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 12:05
Ish-kampioni i botës del hapur: Dua peshqit e mëdhenj

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr., ish-kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh se dëshiron një përballje të fortë për vitin 2023. Në shtator të këtij viti ai do të duelojë me kubanezin Luis Ortiz, por meksikani mendon që tani për vitin e ardhshëm.

Ai ka deklaruar se dëshiron të duelojë me një tjetër ish-kampion bote në këtë Divizion, amerikanin Deontay Wilder apo me një nga boksierët e revanshit mes Joshua e Usyk. Ai kërkon një përballje të fortë dhe mundësisht një duel për titull.

“Jam në formë. Nuk e zgjodha Luis Ortiz rastësisht, pasi është një sfidant i fortë. Jam fokusuar 100% te kjo sfidë, që do të më ndihmojë të ngjisë shkallët drejt sfidës për titull. Pas këtij dueli radhën e kanë “peshqit e mëdhenj”, tha Andy Ruiz.

“Në treg ka ende shumë boksierë të fortë me të cilët duhet të përballem. Ftoj Wilder të ngjitet në ring me mua. Jam gati të dueloj edhe me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Joshua dhe Usyk. I pres të gjithë, s’kam frikë askënd”, tha Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat