Provokon ish kampionin e botës

Boksi

Provokon ish kampionin e botës

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 12:32
Provokon ish kampionin e botës

Boksieri kubanez, Luis “King Kong” Ortiz u shpreh se do të prishë planet e ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, meksikanit Endi Ruiz Jr, për t’u rikthyer kampion në këtë Divizion.

Dy boksierët do të përballen më 4 shtator në Los Anxhelos (Kaliforni), në një sfidë interesante e peshës së rëndë. Ortiz me  33 fitore e 2 humbje në karrierë, i ka idetë e qarta për këtë sfidë.

“Do të jetë një sfidë mes Kubës dhe Meksikës, dy vende me boksierë të mëdhenj. Shihni duart e mia, do t’i shihni se si do të flasin në ring atë mbrëmje. Nga çdo sfidë që kam zhvilluar kam fituar më shumë përvojë në ring.

Endi është boksier shumë i rrezikshëm, e ka vërtetuar këtë gjë, ka qenë kampion bote.

Ju paralajmëroj se mes nesh do të jetë një luftë në ring. Ai ka plane të mëdha, por më vjen keq që do t’ia prish ato. Do të jetë një duel ku do t’i tregoj se sa vlen një rival nga Kuba. Do të shihni surpriza atë mbrëmje”, tha Luis Ortiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat