Koha për hakmarrje

Boksi

Koha për hakmarrje

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:59
Koha për hakmarrje

Në eventin UFC-277 që zhviollohet këtë fundjavë në Las Vegas, spikat dueli për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” në artet marciale mikse mes amerikanes Julianna Pena dhe brazilianes Amanda Nunes.

Dy sportistet u përballën mes tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me Pena që fitoi me “submission” ndaj Nunes, duke i rrëmbyer titullin e kësaj peshe.

Për “luaneshën” Nunes është koha për hakmarrje dhe në prag të kësaj sfide ka pranuar kritikat që i ka bërë president ii UFC-së, Dana Ëhite.

“Jam shumë entuziaste për këtë sfidë dhe siç ka dhënë Dana është koha për të mbledhur veten dhe për t’u rikthyer aty ku kam qenë, kampionë e dyfishtë e botës”, tha Nunes

“Ndoshta në sfidën e parë nuk isha shumë e motivuar, pasi kisha arritur gjithçka në kafaz, duke mbajtur dy tituj kampionë dhe fituar ndaj të gjitha rivaleve të mia.

Tani jam e karikuar dhe më është ndezur dëshira për të fituar e rimarrë sërish titujt. Më është rikthyer uria për fitore”, u shpreh Amanda Nunes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat