Bytyqi, gati për të mbrojtur kurorën e WBC Atom në Ferizaj

Boksi

Bytyqi, gati për të mbrojtur kurorën e WBC Atom në Ferizaj

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:42
Bytyqi, gati për të mbrojtur kurorën e WBC Atom në Ferizaj

Bytyqi, gati për të mbrojtur kurorën e WBC Atom në Ferizaj!

E pamposhtura Fabiana Bytyqi (19-0-1, 5KO), kosovarja që mbron ngjyrat e Republikës Çeke, do të mbrojë titullin e saj në WBC Atom kundër meksikanes Elizabeth López Corzo (10-4-4, 1KO), këtë të premte, më 29 korrik, në Ferizaj të Kosovës, raporton “britishboxingnews”.

Boksierja 26-vjeçare me prejardhje nga Kosova, e menaxhuar nga Burim Sylejmani, fitoi titullin e botës në WBC në shtator 2018, duke mundur boksieren britanike Denise Castle, nga Bournemouth, e cila ende po lufton në moshën 50-vjeçare, pasi kishte garuar për titullin WBC Silver në peshën atomike në fillim të këtij viti në mars.o.

“Veneno” Corzo, 30 vjeçe, e cila ishte kampione e FECOMBOX, sfidoi kostarikasen Yokasta Valle për titullin e peshës minimale botërore IBF në dhjetor të vitit të kaluar, megjithatë, ajo u mposht me vendim nga gjyqtarët. Nga Kankuni, Corzo ka fituar vetëm gjysmën e katër ndeshjeve të saj të fundit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat