Rrustem Konjuhi përmend shumë emra: Fajin kryesor e ka Lata 

Boksi

Rrustem Konjuhi përmend shumë emra: Fajin kryesor e ka Lata 

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 22:25
Rrustem Konjuhi përmend shumë emra: Fajin kryesor e ka Lata 

Rrustem Konjuhin, ish gjyqtar, ish kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës dhe ish sekretar i kësaj shoqate, thotë se nuk ka pasur kompetencë sa ishte në mandat si kryetar, sipas e tij e ka gjetur edhe fajtorin.

Konjuhi përmend disa emra, disa që kanë heshtur e nuk e kanë ça kokën sa i përket punës së referimit, disa nuk i kanë njohur rregullat.

“Të gjithë këta refer që tash referojnë edhe shumë të tjerë që e kanë braktis referimin prej shpjegimeve pikërisht timin dhe Latës janë licencu për referim në turnetë e ndryshme, që janë organizu në vendin tonë.

Të gjithë, për avancimin e mëtutjeshëm fajin kryesor e ka Lata por edhe ish sekretari gjeneral pse e them këtë sepse në çdo garë që kanë marr pjesë kombëtarja jonë në boks gjithmonë ama gjithmonë ka marrë pjesë Lata duke mos i dhënë shans as një kolegu bile as mua që kam qenë i të njëjtit rang në çdo aspekt si në tituj si eksperiencë me përvojë e me të gjitha bile për njohje të rregullave unë kam avancu çdo herë. 

Ka ndodh që 18 herë sidomos pas njohjes në AIBA vetëm Lata ka marr pjese e unë i kam tërheq vërejtjen në federatë se je duke me anashkalu me veprimet e tua, aty kanë qenë kryetari Dani, Meti sekretari dhe Majanci, dhe as që e kanë ça kokën për veprimin e tij. 

Ky veprim edhe sot vazhdon bile para disa kohe pata komentu se si po mund të veproj kësisoji dhe askujt nuk i jep shans të tregohet. 

Po ky i ka interesat materiale e kush mbetet mbas nuk i intereson. Sa i përket ish sekretarit unë kam qenë tre mandate edhe anëtar i bordit si kryetar i referëve shumë herë e kam ngrit zërin se referët duhet avancohen por përgjigjja ka qenë se duhet kryhet akademi sportive e që duhet shkohet në Kazakistan apo në Itali, gjë që çdo herë me kanë kundërshtu vetëm ti ikin konkurrencës.

Përgjegjësisë time asnjëherë nuk i iki sa i përket seminareve, çdo dy herë në vit i kemi mbajt me at diturin time por edhe kontributi i Latës nuk ka mungu, një gjë me duhet theksuar se çdo herë ua kemi tërheq vërejtjen se pa njohjen e rregullave është e kotë të avancohet më tutje.

Nuk është që nuk kanë pas shans për këtë para dy vitesh dy Agimat, Visari dhe Marigona, kanë pas rastin për t’u kualifikuar në refer me yje po kanë dështu, pra pa njohjen e rregullave nuk te kalon askush.

Me sa e di Marigona e ka kalu provimin për yje, pra nuk qëndron se nuk iu ka dhënë shans të tjerëve për avancim por njohja e rregullave është primare, të gjithë këta kanë qenë boksier dhe e lehtë është me referu në ring për poentim e kanë mësu at formulën 10.9, cili është më i mirë. 

Sa për interpretim të rregullave po them me përgjegjësi të plotë se asnjë ama asnjë nuk kanë njohuri të duhur për më tepër, unë u kam thënë se jam i gatshëm në çfarëdo kohe me ju ndihmu për përsëritjen e njohurive por a e din se te ne shqiptarët mbizotëron xhelozia, se tash ti nuk po referon e po na shpjegon neve edhe një herë.

Po e theksoj se momentalisht në federatën e boksit nuk ka njeri që i njeh rregullat në boks, me përgjegjësi të plotë deklaroj as të delegatët të cilët duhet ti njohin rregullat më mirë sesa referët por nuk ka asi njeriu momentalisht”, komenton Konjuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat