Konjuhi i kundërpërgjigjet Visar Ibrahimit: I kemi lejuar edhe fillestarët...

Boksi

Konjuhi i kundërpërgjigjet Visar Ibrahimit: I kemi lejuar edhe fillestarët...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2022 Në ora: 12:46
Konjuhi i kundërpërgjigjet Visar Ibrahimit: I kemi lejuar edhe fillestarët...

Rrustem Konjuhi sqaron për gazetën kombëtare “Bota sot”, se a e ka shqyer apo jo librezën.

“Rrustem Konjuhi, trego pse e ke shqyer librezën”, kjo është pyetja e Visar Ibrahimit, gjyqtar i boksit.
Konjuhi ka qenë gjyqtari më i mirë që ka pasur Kosovës, një periudhë kryetar e sekretar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës. 

“Po është e vërtet sepse delegati rumun Sima jo që nuk jam leju me referu por për shkak renditjes që i bënte me referu në finale me direktiva të dikujt dhe e bënte renditjen.

Po e shoh që Visari paska menduar që kam qenë i larguar në finale, bajagi se ka merituar se ka bërë ndonjë gabim, gjë që nuk është e vërtet, e vërteta është vetëm për shkak të renditjes duke u dhënë përparësi anonimusave.

Në këtë finale edhe Ag. Shala njësoj ka vepru.

Bile këtij delegati i kam pas thënë se për ty do të ankohem në EUBC për shkak të padrejtësisë në renditje”, përgjigjet Konjuhi, duke shtuar:

Sepse në gara ndërkombëtare referojnë vetëm referët me licenca të larta, ndërsa te ne i kemi lejuar edhe fillestarët vetëm e vetëm që mos ndihen të anashkaluar.

Vetëm e kisha pyet Visarin se a ka qenë në finale kjo ngjarje apo gjysmëfinale, pasi po e mbajka në mend. Kjo ngjarje ka ndodh ato ditë kur Donjeta ka marr medalje në Kampionatin për juniorë, atë dite kanë mbërri delegacioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat