A është Agim Tahiraj i pavarur apo i ndikuar? Sqaro opinionin

Boksi

A është Agim Tahiraj i pavarur apo i ndikuar? Sqaro opinionin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:04
Agim Tahiraj

Agim Tahiraj, gjyqtar aktiv, kohën kur e ka marrë pozitën e kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, është zotuar se do të punoj me nder në përmirësimin e imazhit të referimit. 

Synimi i tij është të ngritët niveli dhe të kanë kuadro të referimit edhe për arenën ndërkombëtare!

A është Agim Tahiraj i pavarur apo i ndikuar nga ndonjë në prapavijë?

Cila është e vërteta? 

Tahiraj, të paktën deri me tash e ka mbajtur një stabilitet brenda shoqatës dhe synimi i tij është që të pasurohen me gjyqtarë të rinj, të janë të bashkuar dhe të pa ndikuar, në vendime të janë të pavarur, veçmas t’i njohin rregulloret ashtu si e kërkon standardi ndërkombëtar.

A do të ketë forcë Tahiraj që brenda pak viteve të nxjerrë në sipërfaqe dy – tre gjyqtarë të rinj ndërkombëtarë, mbetet të shihet.

Nëse ia del këtij qëllimi, ai do të mbetet kryetari i parë në histori të Shoqatës së Boksit të Gjyqtarëve të Kosovës, që nxori kuadro ndërkombëtare dhe në fakt do të vlerësohet si më i suksesshmi, që i dha imazhin ashtu si i ka hije shoqatës.  Agim Tahiraj është mirë ta sqarojë opinionin se ku janë me referim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat