Agim Tahiraj, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, tha se po punojnë pareshtur në rritjen e nivelit dhe po ashtu po marrin edhe komplimente për referim.
Tahiraj tha se për referim, janë më të mirët në rajon.
A është i pavarur a i ndikuar Agim Tahiraj?
“Plotësisht i pavarur si gjithmonë e në çdo punë që kam bërë dhe bëj.
Të jeni të bindur gjithmonë, por e them edhe këtë me sinqeritet se gjithmonë kemi qenë të pavarur e të pa ndikuar në mendimet tona e në ndarje të drejtësisë, të gjithë që kemi bërë dhe bëjmë këtë punë dhe do të jemi gjithmonë te pavarur e të pa ndikuar.
Për sa i përket referimit jemi më të mirët në rajon e këtë e thonë edhe plot të tjerë kur kthehen nga turnetë nga jashtë, këtu nuk flasin haptas.
Respekt për të gjithë kolegët të mëhershëm e të tanishëm, një gjë mund të themi se nuk ka njerëz të pa gabuar.
Respekt e shëndet për të gjithë kolegët e sportit e posaçërisht të boksit. Kemi qenë gjithmonë njëshi, të bashkuar dhe do të jemi gjithmonë bashkë dhe një”, përgjigjet Tahiraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.