Krasniqi ndeshet me hungarezin, kërkon përkrahjen maksimale 

Boksi

Krasniqi ndeshet me hungarezin, kërkon përkrahjen maksimale 

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:40
Ardian Krasniqi

Boksieri ardian Krasniqi është gati për spektaklin e boksit, që do të mbahet nesër në mbrëmje në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Krasniqi do të boksojë me hungarezin Atilla Orsos.

Përveç këtij ka edhe shumë meçe tjera të boksit profesionist. 

“Nesër mbrëma do të luftoj kundër Atilla Orsos nga Hungaria në Ferizaj! 

Shpresoj në mbështetjen tuaj maksimale në sallën ‘Bill Clinton’ në Ferizaj! 

Do të jetë një event boksi që Kosova nuk e ka parë kurrë më parë!

 Për ata që nuk mund të jenë aty, RTK do të transmetojë drejtpërdrejt luftën time duke filluar nga ora 21:00! Ju mirëpres ne Ferizaj!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat