Gjocaj mahnitet me Ardian Krasniqin: Një talent i jashtëzakonshëm 

Boksi

Gjocaj mahnitet me Ardian Krasniqin: Një talent i jashtëzakonshëm 

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2022 Në ora: 22:42
Gjocaj mahnitet me Ardian Krasniqin: Një talent i jashtëzakonshëm 

Ish boksieri i mirënjohur i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, është i befasuar me Ardian Krasniqin, me boksin që tregoi në ring në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Boksieri Krasniqi fitoi me nokaut në rundin e parë, ndaj hungarezit Atilla Orsos. 

“Një talent i jashtëzakonshëm është duke arritur suksese të njëpasnjëshme e ky është Ardian Krasniqi.

Image

Mbrëmë në evenimentin e boksit që u mbajt në Ferizaj, Ardiani boksoj për të dytën herë si një boksier profesionist, ku që në rundin e parë fitoj me një KO të pastër kundër boksierit nga Hungaria!

Jemi duke e parë edhe një talent në ring që është duke ecur drejt kampionit ashtu siç ishte axha i Ardianit, legjenda e boksit Luan Krasniqi.

Ardianit i uroj fitoren dhe shumë suksese në karrierë si një boksier profesionist.

Ishte një kënaqësi e veçantë që isha pjesëmarrës në këtë eveniment”, ka shkruar Gjocaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat