Ish sportisti i Kosovës, 6 orë në operim, ka një mesazh interesant!

Boksi

Ish sportisti i Kosovës, 6 orë në operim, ka një mesazh interesant!

Nga: K. G. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 19:13
Florim Xhabiri

 Ish boksieri Florim Xhabiri ka hequr një telashe të madhe, një sëmundje të keqe nga e cila vuan tash e disa vite.

Ditë më parë iu nënshtrua një operimit të rëndë në njërën nga spitalet e Stambollit.

Gjendja e tij shëndetësore tani është shumë e mirë. 

Xhabiri ndihet krenar që e mposhti një sëmundje të rëndë. 

“Ne boshtin kurrizor jam operu dhe ka zgjat 6 orë operacion, mi kanë largu krejt të këqijat”, thotë Xhabiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Xhabiri ka bërë edhe një postim interesant, duke thënë se ditët më të vështira u panë miqtë e vërtetë.

“Mësova kush janë miqtë e mi të vërtet dhe kush meriton një përgjigje nga unë dhe kush nuk meriton asnjë. 

Çdo njeri prej jush që e sheh veten në këtë postim le të ndihet i falënderuar nga unë dhe shpërblyer nga Zoti, pa ju nuk ish realizu ky intervenim.

Në fund deshta ta falënderoj agjesioni ‘Fibula Travel’ e cila është në udhëheqjen e Shpëtim e Alban Turkut, e cila na ka mundësu udhëtimin dy herë, pa mos pranuar të holla nga ne, na ka largu një barrë të madhe.

Zoti i nderoftë përndryshe janë fëmijët e intelektualëve Melihate Turku, ka qenë drejtoreshë në shkollën fillore time dhe Halil Turku dr. profesor në fakultetin e Prishtinës. Zoti ju nderoftë të gjithëve”, ka shkruar Xhabiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat