Joshua ka një plan

Boksi

Joshua ka një plan

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:06
Joshua ka një plan

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i ish-kampionit të botës në peshën e rëndë Anthony Joshua, thotë se ylli britanik është i sigurt për planin që la përgatitur bashkë me trajnerin e ri Robert Garcia, për revanshin e ardhshëm ndaj Oleksandr Usyk.

Shtatorin e kaluar, Joshua përdori një plan të gabuar në duelin e parë humbi titujt kampionë pas dymbëdhjetë raundeve. Ndërkohë që, revanshi do të zhvillohet më 20 gusht në Arabinë Saudite (Jeddah).

Pas asaj humbjeje, Joshua u nda me trajnerin Robert McCracken dhe tashmë stërvitet nga Robert Garcia. “Mendoj se Joshua është i sigurt për planin e lojës, ai është i sigurt për atë që duhet të bëjë dhe mendoj se ai është në një vend të mrekullueshëm,” tha Hearn për “The Independent”.

“Joshua i di gabimet që ka bërë në të kaluarën dhe e di se duhet t’i korrigjojë ato, por ka shumë besim. Mendoj se atij i pëlqen afrimi i Robert Garcias në stafin e tij dhe ne të gjithë jemi të sigurt për fitoren e asaj sfide”, tha më tej Hearn, që nuk pret që britaniku të humbasë revanshin.

“Joshua do të bëjë rregullimet e duhura në përballjen e dytë dhe do të hakmerret për humbjen e tij më të fundit. Nëse fiton, atëherë në të ardhmen mund të kemi një duel me Tyson Fury, për unifikimin e titujve kampionë bote”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat