A do të jetë si babai i tij?

Boksi

A do të jetë si babai i tij?

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 23:27
A do të jetë si babai i tij?

Evander Holyfield ka bankrotuar por ai ka refuzuar që ta shesë pasurinë e tij që të paguajë borxhet

I lindur më 1997, Eleazar Evan Holyfield është duke shkuar gjurmëve të babait të tij Evander. I njohur më shumë së Evan, boksieri i ri është njëri nga 11 fëmijët e Evanderit që ai i ka me gjashtë gra të ndryshme.

Holyfield Jr ka bërë debutimin e tij profesional më 2019 në një luftë që u zhvillua para ndeshjes kryesore në mes të Canelo Alvarez dhe Sergey Kovalec në MGM Grand Garden Arena në Paradise të Nevadas.

Ai mposhti Nick Wenstead për 16 sekonda në rundin e parë me një nokaut teknik për ta arritur kështu fitoren e tij të parë në boksin profesionist, me Evander që e shikoi luftën dhe ishte krenar si baba në rreshtin e parë.

Lufta e tij e dytë u zhvillua në Houston ku Evan po ashtu arriti një fitore impresive në rundin e tretë kundër Henry Mendes. Fitorja e tretë e Ecanit po ashtu ishte me nokaut, ku ai mposhti Travis Nero për vetëm 82 sekonda.

Pastaj ai mposhti Dylan Carlson pas katër rundeve dhe për momentin rekordi i tij është 9-1, ku gjatë nga këto fitore janë me nokaut.

Humbja e vetme e tij është ajo e 14 majit kur ai humbi kundër Jumain McDonald në rundin e dytë. Ky rezultat i tij bëri që shumëkush ti ngrit vetullat përpjetë, sipas Yahoo Sports, McDonald ishte një elektricist deri në atë ditë.

“I bekuar që kam shëndet të mirë, kjo ishte një gjë e mirë që ndodhi në fillim”, shkroi Holyfield në Twitter pas mposhtjes së tij.

“Shpresoj që nuk ju kam zhgënjyer, por ju premtoj se do ja dal përsëri. Definitivisht synimi i imë është që të jem kampion bote!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat