Vdes kampioni i boksit

Boksi

Vdes kampioni i boksit

Nga: K. Goca Më: 4 gusht 2022 Në ora: 21:30
Johnny Fameshon

Legjenda e boksit australian, Johnny Famechon, kampion i madh, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Në vitin 1991, ai i mbijetoi një aksident trafiku dhe një goditje në tru!

I lindur në Paris, emri i vërtetë Jean-Pierre Famechon, ai emigroi në Australi në moshën pesëvjeçare.

Ai u bë kampion i peshës pendël në versionin WBC në vitin 1969 pasi mposhti kubanin Jose Legro.

Famechon u tërhoq shumë i ri nga boksi vetëm 25 vjeç.

Në vitin 1991, ai u godit nga një makinë në Sydney, duke bërë që Famechon të pësonte një goditje dhe t'i nënshtrohej një operacioni në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat