Joshua mesazh Usyk para revanshit

Boksi

Joshua mesazh Usyk para revanshit

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:18
Joshua

Edhe pak ditë kanë mbetur nga revanshi i 20 gushtit mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Anthony Joshua (në Jeddah). Ky i fundit synon të rimarrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë që humbi në shtatorin e vitit të kaluar dhe të bëhet kampion bote në këtë Divizion për të tretën herë në karrierë.

“Hera e parë ë u shpalla kampion bote ishte aq e bukur, sa që desha të shpallesha një herë të dytë”, tha Joshua kur fitoi revanshin ndaj Andy Ruiz dhe shpallej kampion për herë të dytë.

Por duket se britaniku kërkon të shkruajë historinë dhe të bëhet kampion bote për të tretën herë, ashtu sikurse legjendat Muhammed Ali, Vitali Klitschko e Lennox Lewis.

“Revanshi ka shumë rëndësi për mua, pasi dua të hakmerrem për humbje në sfidën e parë. I di mundësitë e mia dhe se deri ku mund të shkoj. E di që mund të shpallem sërish kampion dhe do të ishte diccka e jashtëzakonshme. Koha po afron dhe jam gati për të sfiduar Usyk. Dua të jem një legjendë e këtij sporti dhe kam mundësi të fitoj sërish”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat