Kjo gjeneratë e Prishtinës shembi Sllavinë dhe rrihte një ish Jugosllavi! Titulli i fundit!

Boksi

Kjo gjeneratë e Prishtinës shembi Sllavinë dhe rrihte një ish Jugosllavi! Titulli i fundit!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2022 Në ora: 14:06
Prishtina e viteve të 80-ta

Klubi i boksit Prishtina ishte halë në sy për regjimin komunist ish jugosllav, sidomos kudo që boksonte në Serbi urrehej vetëm pse ishin shqiptarë, flisni shqip dhe dominonin në ring!

Me 9 dhjetor të vitit 1984, salla e madhe në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shpërtheu gati si vullkan, trimat e Prishtinës shemben Sllavinë e Banjallukës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në derbin vendimtar dhe shpallen kampion, për herë të pestë të shtetit që nuk ekziston më.

Trimat nuk ndaleshin në ring, mbi 6 mijë shikues me këngën besa – besë, me duartrokitje, krijuan atmosferë të paparë.

Image

Prishtina – Sllavia 16:4

Salla e madhe në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Shikues: 6.000.
Gjyqtarë: Lakiq (Titograd), Pllavec (Varazhdin). Shpiriq (Zenicë), Pribaniq (Zagreb):
Rezultatet 
Mizë: Abedin Lika - Stiakoviq 2:0 (dorëzim në rundi e dytë)
Bantam: Jonuz Pajaziti – Naser Rushiti 2:0
Pendël: Sami Buzolli - Shuvaliq 2:0
E lehtë: Afrim Majanci - Palla 1:1
Gjysmë velter: Agim Latifi - Vukiçeviq 2:0
Velter: Rrahim Hasani 2:0 pa luftë
Gjysmë e mesme Fatmir Makolli - Shabanovoq 1:1
E mesme Nysret Rexhepi 2:0 pa luftë
Gjysmë e rëndë: Muharrem Gjocaj - Zhivkoviq 0:2 (ndërprerje rundi i parë)
E rëndë: Xhevdet Peci - Radanoviq 2:0 (dorëzim në rundin e parë)  

E gjithë Kosova në këmbë sepse meçin me Sllavinë vendoste kampionin. Prishtina e madhe e demoloi atë me rezultat 16:4!

Trimat në ring, secili më i mirë se tjetri, nga Abedin Lika, Jonuz Pajaziti, Afrim Majanci, Samir Buzolli, Agim Latifi, Rrahim Hasani, Fatmir Makolli, Nysret Rexhepi, Muharrem Gjocaj dhe Xhevdet Peci.   

Image

Rezultatet

Kryetrajner Lah Nimani, me strategjinë e tij, Sllavinë e turpëroi në çdo aspekt. 

“Triumfi i Prishtinës ka mundur të jetë edhe më bindës. 

Image

Tabela

Sepse, nëse është dëmtuar dikush, atëherë kjo mund të thuhet për Afrim Majancin, të cilit iu mor fitorja e pastër si loti. Kur është fjala për meçin e Majancit atëherë shtojmë se meçi i tij me Zvonko Pallën ishte më i miti, më interesanti, më, dramatiku, më luftaraku, në të cilin spektatorët patën rast të shohin çdo g[ë që boksin e bën interesant dhe tërheqës. 

Në rundin e parë aktorët i provuan forcat, studiuan njëri - tjetrin, Zvonko Palla luftën e fitoi me agresivitet, krijoi një epërsi të vogël, por megjithëkëtë Majanci përsëri ndërmori kundërofensivë, e pranoi dyluftimin e hapur. 

Në këto momente aktorët këmbyen goditje të forta dhe mjaft precize, prandaj gjithë ai anim, ajo përkrahje, duartrokitje që u dërgua në drejtim të fushëbetejës, u qe dedikuar  si njërit,  ashtu edhe aktorit tjetër. 

Nëse themi se të gjithë spektatorët me përkujdesje regjistruan të gjitha goditjet, një gjë të tillë nuk mund të themi për referët, sepse assesi me ta nuk pajtohen se ky meç është dashur të shpallet pa fitues, por dora e ngadhënjyesit është dashur t'i ngrihet Afrim Majancit”, ka shkruar mes të tjera gazetari Fehmi Sejdiu, me datën 10 dhjetor të vitit 1984 në sportin e “Rilindjes”.

Pas javës së 13-të (e parafundit), Prishtina kryesonte me 19 pikë, katër më shumë se Sllavia e Banjallukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat