Eldar Aliu ndeshet me boksierin nga Serbia

Boksi

Eldar Aliu ndeshet me boksierin nga Serbia

Nga: K. G. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:48
Kosova

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, njofton se shorti nuk është i lehtë për boksierët e Kosovës.

Ata besojnë në rezultate sa më të mira, madje edhe në ndonjë medalje. 

“U hodh shorti i Kampionatit Europian për shkollar (kadet) në Erzurum të Turqisë.

Në 50 kg Eldar Aliu do të boksojë kundër boksierit nga Serbia Gjorgje Markoviq: 52 kg Flori Tarani për kundërshtar ka boksierin rumun Ciprijan Julian Buletica dhe 54 kg Ensar Badallaj do të boksoj kundër armenit Aleks Pertosyan.

Selektori Besnik Vranovci beson dhe shpreson se xhiron e parë boksierët tanë do ta kalojnë pa problem.

Drejtësinë në ketë Kampionat Evropian e ndan edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, njofton federata.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat