Në shtator debuton si boksiere

Boksi

Në shtator debuton si boksiere

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 18:08
Justino

Cris “Cyborg” Justino, ish-kampionia e botës në peshën “featherweight” në UFC, prej disa vitesh ka vijuar karrierën në sportet luftarake në disiplinën e Bellator, ku është kampione e botës në këtë peshë. 37-vjeçarja braziliane do të debutojë në sportin e boksit.

Cyborg ka njoftuar se më 25 shtator do të duelojë ndaj patriotes së saj Simona Silva, një duel që do të zhvillohet në Brazil.

Një duel me 8 raunde, me nga 2 minuta secili. Kjo do të jetë sfida e parë e ikonës së arteve marciale mikse në sportin e boksit.

Silva është një ish-kampione e Brazilit në boks, me përvojë të madhe, një nga sportistet më të njohura të shtetit amerikano-latin.

“Jam shumë e lumtur për këtë duel, një sfidë e madhe për mua, në një sport tjetër dhe dua të shoh se cilat janë mundësia e mia”, tha Cyborg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat