Çmenduria e Tyson Fury, mbron titullin kampion në WBC

Boksi

Çmenduria e Tyson Fury, mbron titullin kampion në WBC

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 00:02
Çmenduria e Tyson Fury, mbron titullin kampion në WBC

Tyson Fury triumfoi ndaj Derek Chisorës, duke mbrojtur për herë të tretë titullin e kampionit të botës për pesha të rënda në boks (WBC).

Nën një atmosferë elektrizuese në “Tottenhan Hotspur Stadium” dhe para syve të ukraninasit Usyk, që ishte ulur në rreshtin e parë, “The Gipsy King” bëri një tjetër betejë fantastike, duke ruajtur rekordin e tij të pathyeshmërisë.

Beteja që u transmetua live në SuperSport, ishte mjaft interesante, ndonëse përveç raundit të parë, Fury nuk u vu asnjëherë në vështirësi dhe pas raundit të tretë, nisi të sulmojë shpesh Chisorën, duke ia ulur ndjeshëm rezistencën.

Gjithçka mori fund në raundin e 10, kur Chisora e kishte të pamundur të vijojë dhe arbitri vendosi të ndalë betejën, duke shpallur automatikisht fitues Tyson Furyn, i cili në ndeshjen e radhës duket se do të sfidojë pikërisht ukrainasin Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat