Ekipi i Kosovës në boks udhëton nesër drejt Bullgarisë

Boksi

Ekipi i Kosovës në boks udhëton nesër drejt Bullgarisë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:11
Përballjet do të zhvillohen më datën 9 dhjetor në qytetin Svilengrad të Bullgarisë.

Ekipi i Kosovës në boks do të udhëtojë nesër drejt Bullgarisë për Ligën Nacionale “Gala Mbramje” që është organizuar nga Federata Bullgare e Boksit.

Me këtë turne ekipi jonë i boksit do të përmbyll garat për vitin kalendarik 2022, ndërsa Kosovën do ta përfaqësoj boksieri, Shpejtim Shabani.

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje do të boksojnë ekipi i Tigrave dhe ekipi i Ujqërve, ku në këtë të fundit merr pjesë boksieri jonë, Shabani.

Në kuadër të kategorisë 92+ kilogramë, Shabani do të përballet me boksierin bullgar, Jordan Morehon.

Me ekipin kosovar do të udhëtojë edhe trajneri Faton Xhakli dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, ku ky i fundit është ftuar për ta ndarë drejtësinë.

Përballjet do të zhvillohen më datën 9 dhjetor në qytetin Svilengrad të Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat