Qamil Hashani u takua me fytyra të njohura të boksit

Boksi

Qamil Hashani u takua me fytyra të njohura të boksit

Nga: K.G. Më: 3 janar 2023 Në ora: 19:13
Zef Gjoni dhe Qamil Hashani

Legjenda e boksit ferizajas,  Qamil Hashani, është takuar me figura të njohura të boksit gjatë turneut të boksit profesionist që u mbajt në Pejë gjatë javës që e lamë pas.

Ai ka takuar edhe selektorin e Shqipërisë, Zef Gjonin.

Hashani është takuar edhe me Aziz Salihun, fituesin e medaljes së bronztë Olimpike në vitin 1984.

Image

Hashani dhe Aziz Salihu

Përveç kësaj pati kënaqësinë të bëjë disa foto me ta, si me Latif Demollin, gjyqtarin e boksit, po ashtu gjyqtarët Agim Tahiraj dhe Ferit Ukshini, me veprimtarin e boksit Fadil Syla, me legjendën e boksit Muharrem Gjocaj etj.

Image

Hashani tha se turneu ishte shumë i mirë dhe beson e shpreson se në të ardhmen do të ketë ngjarje edhe më shumë të tilla në Kosovë.

Image

Gjatë garës

Image

Qamil Hashani, Fadil Syla, Artan Muhaxhiri dhe Agim Tahiraj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat