Edi Hearn: Tre meçe këtë vit dhe të mbyllet viti si kampion bote

Boksi

Edi Hearn: Tre meçe këtë vit dhe të mbyllet viti si kampion bote

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:20
Edi Hearn

Promotori i boksit Edi Hearn, njëkohësisht menaxheri i ish-kampionit të botës Entoni Xhoshua, u shpreh se ky i fundit ka në plan të zhvillojë 3 duele këtë vit. Sfida e parë do të jetë në prill, me një nga boksierët që renditet në “top-15” më të mirë në divizionin e peshës së rëndë.

Xhoshua me 24 fitore e 3 humbje, nuk duelon që prej gushtit të vitit të kaluar, kur humbi revanshin ndaj Oleksandr Usyk. Sipas Hearn, objektivi i Xhoshua-s është të jetë sërish kampion bote në peshën e rëndë, për të tretën herë. Për t’ia dalë mbanë, ai duhet të përballet me Tajson Fjurin.

“Besoj se brenda 7-10 ditësh do të zyrtarizojnë emrin e rivalit të Xhoshua-s.

Do të duelojnë në prill, pasi Xhoshua këtë vit dëshiron të zhvillojë 3 sfida. Aktualsiht ndodhet në një vend të shkëlqyer, duke u stërvitur dhe gati të nisë fazën përgatitore. Ne dëshirojmë ta rikthejmë aty ku e ka vendin, të jetë sërish kampion bote”, tha Hearn.

“Kjo sfidë e parë do të rikthejë Xhoshua te fitorja dhe më pas, rivali i dytë i këtij viti, me shumë gjasa do të jetë Dillian Uajt. Për sfidantin e tretë dëshirojmë një mes Deontej Uajllderit dhe Tajson Fjuri, në mënyrë që ta mbyllim vitin si kampion. Xhoshua mezi po pret të rikthehet në ring”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat