Tate javën e ardhshme përpara gjykatës

Boksi

Tate javën e ardhshme përpara gjykatës

Më: 7 janar 2023 Në ora: 16:25
Tate javën e ardhshme përpara gjykatës

Autoritetet rumune kanë sekuestruar katër makina të tjera luksoze si pjesë e një hetimi ndaj influencuesit Andrew Tate.

Ish-luftëtari i sportit kickbox, i cili është ndaluar nga një numër platformash të mediave sociale për komentet mizogjene dhe gjyhë urrejtjeje, u arrestua bashkë me vëllanë e tij Tristan javën e kaluar si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor dhe përdhunim.

Të premten, një zyrtar tha se prokurorët që hetonin rastin kishin sekuestruar katër automjete të tjera të enjten, pasi 11 makina u morën në fillim. Të paktën shtatë nga makina e sekuestruara janë të regjistruara te vëllezërit Tate. Më shumë se 10 prona ose toka në pronësi të kompanive të regjistruara në to janë sekuestruar gjithashtu, të cilat do të përdoren për të paguar hetimin dhe për të paguar dëmet për viktimat nëse dënohen.

Vëllezërit Tate kanë qenë nën hetim penal në Rumani që nga prilli i vitit të kaluar dhe u arrestuan në Bukuresht më 29 dhjetor me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe formimit të një grupi kriminal të organizuar.

Andrew dhe Tristan priten të dalin në një gjykatë të Bukureshtit javën e ardhshme për të dëgjuar ankesat e tyre kundër vendimit të gjyqtarit për të zgjatur urdhërarrestet e tyre nga 24 orë në 30 ditë. Ata të dy gjithashtu do të apelojnë kundër sekuestrimit të disa prej sendeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat