Nga qelia në ring, mbron titullin e botës

Boksi

Nga qelia në ring, mbron titullin e botës

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:19
Nga qelia në ring, mbron titullin e botës

Gervonta Davis mbrojti titullin kampion bote për peshat e lehta WBA, duke mposhtur Hector Luis Garcia me “knock out” në orët e para të mëngjesit të së dielës, duel që zgjati tetë raunde.

Edhe pse raundet e para ishin të kujdesshme, Davis ishte dominues ndaj kundërshtarit duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë. Gervonta Davis ishte në qendër të vëmendjes më ditët e fundit të dhjetorit, teksa u arrestua nga policia në Florida, i akuzuar për dhunë në familje.

Megjithatë, 28-vjeçari u lirua dhe arriti që të ishte në ring e të mbronte titullin e tij.

Në karrierë Davis numëron 28 fitore në 28 duele, prej të cilave 26 me “knock out”.

Gervonta Davis do të përballet me Ryan Garcia në prill në një nga përballjet më të pritura të boksit për këtë vit, me 24 vjeçarin që numëron 23 fitore në po aq ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat