Marku: Së shpejti do të rikthehem në ring

Boksi

Marku: Së shpejti do të rikthehem në ring

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:26
Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku pat premtuar se do të zhvillojë katër duele gjatë vitit 2022, por u ndal në dy të tilla.

Dëmtimi që pati para duelit ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez e detyroi të operohet në dorën e djathtë. Vetëm së fundi Marku i është rikthyer stërvitjes, duke premtuar se ky vit do të jetë në vazhdën e atij të sapombyllur.

“Do të kemi ndeshje të mëdha këtë vit”, është premtimi që boksieri i pamposhtur shqiptar (12 fitore e 1 barazim) ka bërë për fansat e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. 30-vjeçari nga Lushnja nuk duelon që prej gushtit të vitit të kaluar.

“Tani kam pak ditë që i jam rikthyer stërvitjes, pas një pushimi 2-mujor të detyrueshëm, pas operacionit në dorë.

Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe së shpejti të rikthehem në ring”, u shpreh më tej në një postim në rrjetet sociale boksieri Florian Marku, që ndodhet në Angli për të vijuar përgatitjen.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur Marku do të rikthehet në ring dhe ndaj kujt, por me shumë gjasa do të ndodhë në pranverën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat