Kapet hajni në makinë, reagimi i boksierit çmend të gjithë

Boksi

Kapet hajni në makinë, reagimi i boksierit çmend të gjithë

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:54
Kapet hajni në makinë

Një konfrontim brutal në një parking në Angli është shfaqur në rrjetet sociale.

Hajnat përpiqen të fitojnë para në çdo mënyrë të mundshme dhe objektivi i tyre i shpeshtë janë makinat në parkingje të largëta.

Dy hajna janë kapur në flagrancë duke thyer një makinë. Ata ishin të pafat, sepse pronari i makinës ishte një boksier amator.

Gjegjësisht, teksa po tentonin të kapnin CD player-in, u shfaq pronari me shokun e tij. Ata kanë nxjerrë hajnin nga makina dhe e kanë rrahur brutalisht.

Boksieri e goditi me grusht hajnin, më pas përdori CD player-in që kishte nxjerrë dhe e rrahu me gjithë forcën në kokë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat