Zbulohet emri i rivalit të Joshuas

Boksi

Zbulohet emri i rivalit të Joshuas

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:07
Zbulohet emri i rivalit të Joshuas

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë më 1 prill ndaj australianit Demsey McKean. Lajmin e kanë konfirmuar sot mediat britanike, ndërkohë që palët ende nuk e kanë zyrtarizuar atë.

Sfida do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës.

Joshua, 24 fitore e 3 humbje në karrierë, dy herë kampion bote në peshën e rëndë, do të ketë përballë një sfidant të vështirë,. McKean është i pamposhtur në karrierën e tij 922 fitore, 0 humbje) dhe synon që me një fitore ndaj Joshua t’i afrohet edhe më shumë titullit në peshën e rëndë.

Boksieri britanik ndodhet në Amerikë për të zhvilluar fazën përgatitore dhe këtë herë ia ka besuar përgatitjen trajnerit Derrcik James. Joshua ka dueluar për herë të fundit në gusht të të vitit të kaluar, kur humbi revanshin ndaj Usyk. Ndërsa McKean është ngjitur në ring për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat