Kampionia e botës mbron titullin në UFC-285 pas 9 muajsh pushim

Boksi

Kampionia e botës mbron titullin në UFC-285 pas 9 muajsh pushim

Më: 19 janar 2023 Në ora: 15:06
Kampionia e botës mbron titullin në UFC-285 pas 9 muajsh pushim

Kampionia e botës në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse, Valentina Shevchenko, do të mbrojë titullin në eventin UFC-285, që zhvillohet më 4 mars në Las Vegas.

Lajmi është konfirmuar nga ESPN, që tha se venezueliania do të duelojë ndaj meksikanes Alexa Grasso.

Shevchenko, që nuk duelon që prej qershorit të vitit të kaluar (23 fitore e 3 humbje në karrierë), kishte kërkuar me ngulm një sfidante në kafaz. Përballë saj do të jetë numri 4 në botë në këtë Divizion. Grasso numëron 15 fitrore e 3 humbje dhe ka fituar katër sfidat e fundit.

Për momentin, kjo është sfida kryesore e këtij eventi, që parashikohet mjaft spektakolar, pasi pritet të zhvillohet edhe dueli për titullin kampion të peshës së rëndë, që është vakant. Shevchenko konsiderohet favorite për këtë duel ndaj Grasso, pasi kampionia e botës nuk humbet prej 9 ndeshjesh (shtator 2017).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat