Mayweather në ring me 25 shkurt

Boksi

Mayweather në ring me 25 shkurt

Më: 24 janar 2023 Në ora: 13:00
Mayweather në ring me 25 shkurt

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather, do të rikthehet në ring më 25 shkurt, në një tjetër duel “show” që do të zhvillojë ndaj britanikut Aaron Chalmers.

Kjo përballje do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Ky duel përkon me debutimin absolut të Mayweather në ringun britanik, shtet ku nuk ka dueluar kurrë më parë.

Përballë tij do të jetë një ish-sportist i MMA-së, pasi Chalmers ka dueluar në disiplinën “bellator”, ku ka një rekord prej 5 fitoresh e 2 humbjesh. Hera e fundit që ka dueluar është shkurti i 2020-ës, pra tri vite më pare.

Ndërsa Mayweather prej disa vitesh, pas tërheqjes nga sporti, zhvillon duelle të tilla “show” në botë.

Chalmers, pas tërheqjes nga sporti i është dedikuar televizionit, ku ka marrë pjesë në mjaft seriale, ku dhe ka fituar famë. Në qershor të vitit të kaluar ai zhvilloi edhe një duel boksi, ku ka fituar.

Sfida ndaj Mayëeather është me 8 raunde. “Për mua është një nder të dueloj në Angli, ku kam mjaft fansa dhe dua t’i nderoj ata”, tha Mayweather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat