​Rikthehet Joshua, zbret në ring më 1 prill

Boksi

​Rikthehet Joshua, zbret në ring më 1 prill

Më: 26 janar 2023 Në ora: 11:16
Anthony Joshua

Anthony Joshua do të kthehet në ring kundër Jermaine Franklin më 1 prill në “O2 Arena”.

Ish-kampioni i peshave të rënda pësoi humbje të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk, duke dështuar në rimeçin e gushtit të vitit të kaluar pasi humbi titujt ndaj ukrainasit të pamposhtur në shtator të vitit 2021.

Në rikthimin e tij ai do të ballafaqohet me Franklin që do të jetë testi i tij i parë nën trajnerin e ri Derrick James, raporton “Daily Mail”.

Franklin erdhi në Londër nëntorin e kaluar për t'u përballur me Dillian Ëhyte, një luftë që përfundoi në të mirë të këtij të fundit pas vendimit të gjyqtarëve.

Franklin ka fituar më parë të gjitha 21 meçet e tij profesionale, duke eliminuar 14 kundërshtarët e tij.

Ai do të përballet me një luftëtar të etur për t'u rikthyer në rrugët e fitoreve si Joshua, i cili tani ka humbur tre nga pesë meçet e tij të fundit që datojnë nga humbja e tij tronditëse ndaj Andy Ruiz Jr në verën e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat