Mungon marrëveshja

Boksi

Mungon marrëveshja

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:18
Mungon marrëveshja

Sfida e madhe e peshës së rëndë në boks mes britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk mund të zhvillohet në fundin e prillit.

Duket se koha nuk mjafton që kjo sfidë të zhvillohet në fillimin e marsit, siç ishte planifikuar më herët, ndaj palët po negociojnë që përballja të shtyhet për në prill, pas Pashkëve.

Duket se edhe bisedimet për vendin se ku do të zhvillohet sfida ka ndikuar në shtyrjen e zhvillimit të këtij dueli.

Për momentin, Arabia Saudite dhe Londra janë dy vendet e vetme kandidate dhe gjithçka do të varet nga oferta që do të vijë nga Lindja e Mesme. Nëse kjo ofertë mungon, atëherë skena e madhe do të jetë Londra.

Mungesa e një marrëveshje brenda janarit kushtëzon zhvillimin e sfidës në mars, pasi boksierët do të jenë vetëm 4 javë në dispozicion për fazën përgatitore, shumë pak.

Kjo kohë është e pamjaftueshme edhe për promovimin e saj në media, pasi bëhet fjalë për një sfidë që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat