Fury ka gati “planin B” nëse dështon dueli me Oleksandr Usyk

Boksi

Fury ka gati “planin B” nëse dështon dueli me Oleksandr Usyk

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 12:05
Fury

E gjithë bota pret me padurim finalizimin e marrëveshjes mes boksierit britanik Tyson Fury e atij ukrainas Oleksandr Usyk. Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë, mes dy boksierësh të pamposhtur në karrierën e tyre.

Përflitet se kjo sfidë mund të zhvillohet në pranverën e këtij viti, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Gjithsesi, Tyson Fury, që mban titullin e kategorisë WBC, ka gati një “plan B” nëse dështon marrëveshja me Usyk. Ai do të duelojë me ish-kampionin e botës në artet marciale mikse, kamerunasin Francis Ngannou.

Dy ikonat e sporteve luftarake e kanë premtuar një duel të tillë edhe pse Ngannou, një sportist i MMA-së, do ta kishet të vështirë ndaj një boksieri si Fury. Pas duelit të fituar ndaj Dillian Whyte (prill 2022), ishte Ngannou ai që u ngjit në ring dhe dy sportistët premtuan të kryqëzojnë dorezat.

“Ngannou është një opsion konkret në rast se negociatat me Usyk dështojnë. Për momentin jemi fokusuar tek ukrainasi, por nuk anashkalojmë asgjë. Fury dhe Ngannou e dëshirojnë këtë sfidë, që do të jetë mjaft interesante. Dy kampionë bote që kanë mjaft fansa”, tha Frank Warren, menaxheri i Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat