Sefa dikur ishte i frikshëm për një ish Jugosllavi, ku gjendet sot?

Boksi

Sefa dikur ishte i frikshëm për një ish Jugosllavi, ku gjendet sot?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 mars 2023 Në ora: 19:21
Qamil Hashani - majtas dhe Sefedin Braha - djathtas

Vitet e 70-ta dhe të 80-ta, vitet e krenarisë së boksit të Kosovës, klubi i boksit Prishtina, pesë herë ka qenë kampionë i ish Jugosllavisë.

Në vitet e arta, Prishtinën e ka drejtuar trajneri i madh Lah Nimani, ndërsa ndihmës i tij ka qenë Sefedin Braha.

Ku gjendet Sefedin Braha, që dikur me Lah NImanin dhe Prishtinën, ishin të frikshëm për të gjitha klubet që garuan në ish shtetin që nuk ekziston më, ish Jugosllavia.

Braha sot është në Mitrovicë dhe trajner i klubit të boksit Trepça.

Sefa është emër që nuk harrohet, që la gjurmë me Prishtinën e gjeneratës së artë të boksit.

Është me fat që boksi i Kosovës e ka një trajner të gjeneratës së artë.

Vitet e krenarisë, mbi 6 mijë shikues në sallën e madhe të Qendrës së Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, nuk kishte vend as për një gjilpërë.

Gjeneratë e papërsëritshme.

Ai para pak ditësh u takua edhe me ish boksierin e mirënjohur, Qamil Hashani, ku diskutuan për boksin.

Dihet se Hashani ka boksuar në klubin e boksit IMK Çeliku në vitet e 80-ta, pastaj në Pelisterin e Manastirit dhe në vitet e pasluftës, disa vite ka qenë edhe trajner në KB Kastriotin e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat