Haxhi Krasniqi shkon në Prekaz, takohet me Rifat Jasharin

Boksi

Haxhi Krasniqi shkon në Prekaz, takohet me Rifat Jasharin

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:15
Haxhi Krasniqi u prit nga Rifat Jashari

Boksieri i njohur nga Kosova, Haxhi Krasniqi e ka vizituar Prekazin me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së.

Ai gjendet në Kosovë pas fitores ndaj Timur Nikarkhoev një javë më parë.

Ai mbajti konferencë për media, kurse sot shfrytëzoi rastin ta vizitonte Prekazin.

“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit, në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes, ishim aty ku gjaku solli lirinë ku jeta nuk vlen asgjë pa lirin e atdheut.

Ishim në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun, dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Bacës së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kullës shihej një lëndinë varre. 

Zoti e bekoftë familjen Jashari, Bacën tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë!”, shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat