Ish - kampionia e botës nuk tërhiqet

Boksi

Ish - kampionia e botës nuk tërhiqet

Më: 9 mars 2023 Në ora: 13:55
Pamje nga një meç imëhershëm

Valentina Shevchenko nuk është më kampione e botës në peshën”flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse.

Në eventin UFC-285, zhvilluar disa ditë më parë, ajo humbi titullin në duelin ndaj Alexa Grasso. Një rezultat befasues, pasi “the bullet” Shevchenko nuk humbiste prej 9 duelesh.

Ajo ka folur për herë të parë për mediat që nga ajo humbje, duke komentuar në rrjetet sociale:

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Vërtet ju vlerësoj të gjithëve! Në të mirë dhe në të keq faleminderit që jeni me mua. Kohët e vështira ndërtuan njerëz të fortë.

Artet marciale janë jeta ime dhe unë do të rikthehem për revanshin e menjëhershëm më e fortë se kurrë”.

Shevchenko (23 fitore e 4 humbjer na kafaz) mbrojti me sukses titullin e saj shtatë herë radhazi përpara se të dorëzohej ndaj Grasso. “Të tilla sfida nuk të falin asnjë gabim.

Ndihem e  zhgënjyee për humbje, pasi e dominova duelin, por një moment dola hoq dhe u ndëshkova.

Asnjë justifikim, vetëm punë e vështirë! Gati për të filluar gjithçka nga e para. Ju dua të gjithëve”, tha Valentina Shevchenko, një nga ikonat e MMA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat